Ismajli: Duhet të ketë kritere në serialet vendore, nuk ka aktualisht te ne

0
529

Aktorja Anisa Ismajli dhe Kaltrinë Zeneli të ftuara në emisionin Oxygen kanë thënë se nuk janë pjesë e asnjë seriali vendor.

Ismajli madje ka deklaruar se as që e ftojnë të ketë rol në ta dhe nuk e di përse.

“Pak kemi faj edhe ne vet, sepse ka ra shumë edhe kriteri i shfaqjes. Shpeshherë punohet një tekst që as nuk e di cka je duke thënë. Vendos p.sh. një regjisor me e punu një absurd, ajo është shumë e vështirë, nuk mundesh studente e vitit të dytë apo tretë dhe me punu një absurd, sepse më së pari leximin nuk din me e ba të mirë, ndoshta as unë sot nuk kisha ditë më e ba të mirë derisa të vjen një regjisor me më mësu se çka po flas. Sa i përket serialeve nuk mendoj që jemi duke dhënë një model të bukur për fëmijët tonë. Është e rëndësishme se çka ofron në televizon, duhet t’i qëndrosh pas asaj që thua. Serialet janë pjesë shumë të bukura, nuk mundemi me i ba sikur nëpër botë normalisht, por duhet me pas kujdes kur thua budalla, kur shanë, kur babai e rrah djalin dhe anasjelltas sepse e shohin familja”, thotë ajo.

Ismjali thotë se duhet të ketë kritere qoftë televizionet qoftë regjisorët.

Ndërsa Zeneli ka deklaruar se i vjen keq kur i sheh disa nga pjesmarrësit që marrin pjesë në seriale, e që sipas saj, nuk e meritojnë të kenë ato role.

Sipas saj, shumë prej tyre as nuk janë aktorë, sepse producentët e serialeve por

Ajo thotë se ka aktorë të talentuar e që rrijnë në shtëpi, kështu duke ua fikur ëndrrat.

“Duhet me dal dikush me fol. Është bërë shumë krizë. Aktrimi don shumë punë, shumë mund, dhe gjynah të shkojnë 4 vjet kot”, tha ajo./oxygenpress.info