“Isha kthy mbrapa në polemin e pranverave, ku kemi vrapu n’pluhun tu ëndërru që kemi mbrri n’Saharë”

0
229

Nga Kaltrina Pacolli

*puu* për të gjithë!

Nëse
ish kanë mundësia me kthy kohën
isha kthy mbrapa-
te dyrtë e gjelbërta n’mahallë,
ku kemi lu me top e zallë!
Nëse
ish kanë mundësia me kthy kohën-
isha kthy mbrapa
n’dimrin e fundit para se me u rritë..
bash te rruga ku
për saja, pa saja kemi rr’shitë!
Nëse
ish kanë mundësia me kthy kohën-
isha kthy mbrapa
në polemin e pranverave-
ku na kanë lotu sytë
e kemi vrapu n’pluhun tu ëndërru që kemi mbrri n’Saharë,
ku s’jemi ndalë
deri sa i kemi bo gjunjtë varrë!
Nëse
ish kanë mundësia
me kthy kohën-
isha kthy mbrapa
në verën ku akulloret na u kanë shkri
nëpër gishta,
ku kemi fajsu topin
pse kojshisë ia kemi lanë lulet e prishta!
Nëse ish kanë mundësia
me kthy kohën
isha kthy mbrapa-
N’vjeshtë!
Po, n’vjeshtë ku retë e zeza i kemi shiku
si ushtarë që s’dojmë me i lanë me na e prishë ditën, e rendin e lojës..
ku kemi vizatu diellin n’dheun e tokës,
fushës t’luftës tonë
që na ka nda prej shiut..
isha kthy
n’kohën e lumturisë!
Nëse ish kanë mundësia
me e kthy kohën-
e kisha kthy kohën e fëmijërisë!