Ish-kolegë artistë, politikanë e miq mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit, këngëtarit Ismet Peja

Në varrezat e qytetit në Gjakovë ka filluar ceremonia e varrimit të këngëtarit Ismet Peja.

Në këtë ceremoni po merr pjesë ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ish-kolegë të artistit, politikanë, miq, dashamir e qytetarë të cilët erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit doajenit të muzikës popullore.

Para kësaj, qytetarët bënë homazhe para arkivolit të Ismet Pejës, tek varrezat e qytetit të Gjakovës.