Informacionet e fundit për gjendjen aktuale në botë në lidhje me pandeminë

0
64

Raste të reja të shënuara në Tokio

Tokio raporton 366 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së sotme, transmeton GazetaShneta.Guvernatori i qytetit, Yuriko Koike shtoi se 60% e rasteve pozitive janë tek personat e moshës 20-30 vjeçare.Rritja e rasteve erdhi pasi në Japoni u shënuan 796 raste të reja.

Koreja e Jugut në luftë me pandeminë dhe ekonominë e vendit

Ekonomia aziatike u zvogëlua 3.3% në periudhen prill-qershor, ndërsa tani rimëkëmbja ka filluar të zhvillohet, por mund të jetë e ngadaltë.

Dy javët e fundit të SHBA-së më raste rekorde

Dy javët e kaluara, SHBA-të shënuan më shumë se 915,000 raste të reja me COVID-19, shifër kjo e cila është më e lartë sesa rastet e raportuara për tërë muajin qershor.Shifrat, po tregojnë se SHBA është ende larg kontrollit të virusit, i cili po përhapet shumë shpejt.

Argjentina raporton numrin më të lartë të rasteve për ditën e dytë me radhë

Argjentina pati një rritje të rasteve të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.Ajo shënoi 5,782 raste të reja, ndërsa totali është 141,900.Ministria njoftoi se janë shënuar 98 viktima brenda 24 orëve të fundit.

Meksika shënon mbi 6,000 raste të reja

Për tetë ditë me radhë, Meksika shënon mbi 5,000 raste të reja.Deri më tani, janë 362,274 raste pozitive në vend.Ministria ka bërë të ditur se janë konfirmuar dhe 790 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm është 41,190.Meksika mban vendin e katërt përnga numri i viktimave në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Burimet e informacioneve: CNN