Identifikohen kompani që rrejshëm po promovojnë ilaçe për trajtim kanceri

0
50

Rregullatorët përgjegjës të SHBA-ve, kanë dërguar letra paralajmëruese për tre kompani që promovojnë produktet e CBD -komponimet kimike të njohura si cannabinoids me pretendime të rreme se ata mund të trajtojnë kancerin, Alzheimerin, artritin.

Nutra Pure, PotNetwork Holdings dhe Advanced Spine and Pain përshkruajnë gjelatinat e tyre të ndryshme, gjelet dhe vajra si medikamente efektive, por nuk paraqesin të dhëna për ta dëshmuar atë, thekson Mail Online.

Të martën, Administrata e Ushqimt në SHBA u dha kompanive 15 ditë për të ndryshuar marketingun e tyre ose për të tërhequr prodhimet e tyre.

Scott Gottlieb, drejtor i jashtëm i FDA, tha se që nga shtatori 2017, agjencia ka detyruar 450 faqet e internetit të heqin pretendimet e rreme që CBD mund të kurojë sëmundjet.