“I lumtur është ai popull, pushtetarët e të cilit qeverisin nën frikën e Zotit”

Proverbat janë quajtur lotët e njerëzimit, dhe ka një arsye të fortë pse janë quajtur kështu, sepse ato kanë buruar dhe djersa, mundi, mendimi, sakrifica e dhimbja, aforizmat pasqyrojnë të gjitha fushat e jetës.

Ne kemi sjellë sot për lexuesit tanë një koleksion të ndritshëm nga urtësia e popullit amerikan, të cilat, përveçse do t’i lexoni me kënaqësi, jemi të bindur edhe se do të na thoni cila ju goditi apo ju pëlqeu më së shumti prej tyre.

Njëzet vjet të sundon dëshira, tridhjetë arsyetimi, dyzetë gjykimi.

Atdheu është vendi ku është robëruar shpirti, tjetër s’ka të tillë.

Bota është aparat fotografik: “Ju lutem qeshuni!”

Çka fillon me inat, përfundon me turp.

Demokracia lind edhe njerëz të pandershëm.

E drejta nuk mund të gjendet nëse nuk janë kushtet e lirisë për ta gjetur.

Është më mirë të përballosh rrezikun sesa të jetosh me frikë.

Historia është një pjesë në vazhdim që e lozin aktorë të rinj.

I lumtur është ai popull, pushtetarët e të cilit qeverisin nën frikën e Zotit.

Injoranca është një formë e ndotjes mjedisore.

Janë politikanë të dobët ata që e dredhin.

Ka shpresë në siguri dhe nuk ka siguri në shpresë.

Klima e Kalifornisë e bën të sëmurin të ndjehet mirë dhe atë që është mirë të sëmurë, të vjetrin të ri, dhe të riun të vjetër.

Kuajt dhe poetët duhet të jenë të ngopur, por jo të dhjamosur.

Kush nuk gjykon të kaluar është i dënuar ta ripësojë.

Mjerë ai që nuk e di se ku ishte, ku është, e ku do të shkojë.

Mos ngrini në përgjegjësi njeriun e pavlefshëm. Kjo turpëron racën njerëzore.

Mos ua thuaj të vërtetën atyre që nuk e meritojnë, hesht.

Ndershmëria, hapi i parë në madhështi, ajo është madhështia.

Ndërtoje shtëpinë tënde për të jetuar në të, e jo për t’u admiruar.

Ne kemi nevojë për tru më shumë se për ushqimet e barkut.

Në çdo grindje fshihet injoranca e ndonjërit.

Nëse largon shkopin, prish fëmijën.

Nëse tregon të vërtetën, s’ke nevojë të mendosh gjë.

Nuk dua të jem zotëri-pronar, por as rob, kështu e kuptoj demokracinë.

Nuk është i ditur ai që di shumë, por ai që ka dije të dobishme.

Nuk ka njeri të mençur, nëse nuk di të përmbahet kur duhet.

Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka drejtësi pa falje.

Njerëzit nuk dyshojnë për ato gabime që nuk i kanë bërë ndonjëherë.

Njeriu është më i madhe se veglat që ai shpik.

Një moment mund të të bëjë të palumtur përgjithmonë.

Për ata që flasin pak, gjysma e trurit është e tepërt.

Po munde të mendohesh tre herë para se të flasësh, do flasësh më mirë.

Populli, i vetmi kritik, arsyetimi i të cilit vlen.

Rrobat nuk thonë asgjë, por megjithatë shumëçka tregojnë.

Sorra dhe misri nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën arë.

Shkallëve të jetës njeriu nuk mund të ngjitet me duar në xhepa.

Takimi i rastësishëm me një libër perlë, mund të ndryshojë krejt fatin e njeriut.

Të drejta të barabarta të gjithëve, – askujt privilegje, ja ideali.

Të gjithë kanë lindur të barabartë por s’jetojnë të barabartë.

Tirania është gjithmonë shenjë dobësie, dhe afrim përmbysjeje.

T’u dhurosh lirinë popujve të tjerë nëpërmjet gjakderdhjes, është sikur të duash të ruash virgjërinë e një femre nëpërmjet kontaktit seksual.

Unë nuk di kush ishte gjyshi im, mua më shqetëson nipi i tij.

Unë nuk mund të ndihem ndryshe, veçse si populli kujt i përkas.

Unë rri më poshtë se çdo njeri të cilit i dhunoj të drejtat.

Zilia është hakmarrja e të paaftëve.

Zjarri mund të fshihet por e tregon tymi.

Zgjidhe shokun ngadalë dhe ndahu nga ai edhe më ngadalë.