Hysni Rexhaj, personaliteti i cili u diskutua për dhuntinë e tij për kafshët edhe në media botërore

0
852

Hysni Rexhaj, i njohur për dhuntinë e tij për trajtimin e kafshëve ishte i ftuar në emisionin Oxygen bashkë me Qika Lenën ka treguar për punën dhe përkushtimin e tij ndër vite në këtë fushë.

Hysniu nga fshati Osek Hylë nga komuna e Gjakovës në shtëpinë e tij ka hapur një kopsht zoologjik të licensuar me mbi 3000 mijë kafshë dhe mbi 100 raca të ndryshme të gjitha të vaksinuara dhe të trajtuara me shumë dashuri. Ai ka në kopshtin e tij edhe 5 ujqër dhe njëri ndër ta i cili është pak më i veçantë e ka emrin ujku Trump në shenjë të nderimit për popullin amerikan për ndihmën në Kosovë.

Rexhaj tregon se ka shumë njerëz që kanë fobi nga kafshët por ai i ka bindur të zbusin këto fobi duke treguar për dashurinë që dhurojnë.

“Ka shumë njerëz që për arsyë që nuk kanë pas kontakt me kafshë të ndryshme, me punën time dhe vizitat në kopshtin tim kanë filluar gradualisht të zbusin këto fobi.” thotë Rexha.

Hysniu këtë dhunti e ka diktuar vite më parë dhe ka vite që kujdeset për këto kafshë më të ardhurat e tij personale.

“Kur e kam diktuar këtë dhunti, kam qenë duke ec me familjarë në zonë malore dhe e kam pa një shot të egër dhe e kam kërku për një kohë të shkurtër, e kam gjet dhe e kam dërguar në shtëpi. Gjatë natës e kam pas një bindje që ka edhe vezë të asaj shote në atë vend dhe të nesërmën i kam gjet 7 vezë të asaj shote .Ujkun e kam has në fshatin tim, ka prezent shumë njerëz që kanë pa mënyrën se si e kam kap, e kam dërgu në shtëpi, e kam trajtu dhe pas 6 muajve e kam dërgu në vendin që përket, në natyrë. Shumë kafshë i kam ble më mjete të mija personale nga disa njerëz për mos me i keqtrajtu  dhe i kam lëshu prap në natyrë. Dhelpra kalon më së shumti epidemi dhe prandaj kam hezitu me e mbajt në kopsht, por një që e kam gjet kam qenë i detyruar ta mbaj për shkak që ka qenë shumë e lënduar dhe ende nuk është e gatshme të del e vetme në natyrë.” Thotë Hysniu.

Ligji e lejon Hysniun të mbaj këto kafshë pasi i trajton me korrektësi dhe u siguron të gjitha kushtet ë nevojshme për mirëqenien e tyre.

“Ligji më lejon që të kujdesem për këto kafshë, nga vizitorët vendor dhe ndërkombëtarë kam komente shumë të mira edhe si ciceron dhe prezantues shumë i mirë i punës që e bëj tash e shumë vite. Po mundohem dhe do të mundohem që të bëj më të mirën, kam vullnet dhe kam dhunti për këtë punë që e bëj.” thotë Rexhaj.

Hysniu ka treguar edhe disa raste kur ka ndihmuar kafshë të cilat kanë qenë në territore të rrezikshme.

“Në territorin e FSK, kanë degjuar zhurma të një kafshe, më kanë lajmëruar që një ujk ka ra në një gropë dhe unë i kam ndihmuar ta tërheqi deri në një zonë jo të rrezikshme dhe i kam informuar FSK se si duhet të reagojnë në situata të njëjta.” thotë Hysniu.

Media të njohura të vendeve botërore kanë publikuar shkrime për punën që bën Hysniu dhe dhuntinë e tij.

“Jam krenar sepse kanë shkruar shumë vende botërore dhe për këtë arsye Kosova dhe qytetarët e saj duhet të mburren me këto arritje. Bashkatdhetarët ndihen krenarë dhe më ndihmojnë. Ka edhe shumë gazeta zvicrane që kanë shkruar disa herë për punën që e bëj edhe nga personalitete më rëndësi në Zvicer kam pasur vizita dhe lavdata për punën dhe më kanë premtuar mbështetje.” thotë Hysniu.

Këshilla e Hysniut se si të trajtojmë kafshët e egra nëse i takojmë në natyrë është vetëm të mos i sulmojmë dhe të kemi kujdes të mos demtojmë territorin e tyre dhe e ndërron rrugën./oxygenpress.info