Hyrja në fuqi e marrëveshjes për investime amerikane, Hoti të hënën takon bizneset

0
62

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se marrëveshja për investime e nënshkruar më 31 dhjetor 2020, ka hyrë në fuqi.

Hoti ka treguar që të hënën ka ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut dhe grante për ndihmë teknike.

Tutje Hoti ka thënë se Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka nënshkruar këtë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi nga Avdullah Hoti:

Rikujtim: Marrëveshja e Nxitjes së Investimeve 🇽🇰 – 🇺🇲, e nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi.
Faleminderit 🇺🇲 që po na dëshmon miqësinë speciale me 🇽🇰.
Fakte, fakte: 🇽🇰 është e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me 🇺🇲.
Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj.
Zoti e bekoftë 🇺🇲.
Zoti e bekoftë 🇽🇰.