Humb jetën 38 vjeçari nga koronavirusi, vëllau i opinionistit kosovar

0
353

Një person 38 vjeçar ka humbur jetën sot nga koronavirusi.

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka njoftuar se vëllai i tij, 38 vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social, Facebook.

“Vellau im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndroj jete.
Per shkak rrethanave lus per mirekuptim familjen dhe miqt. Varrimi do jete privat.”, ka shkruar ai.

Sot përmes një postimi, Shasha ka treguar për përvojën e përballjes me virusin dhe punën që po bëhet në Klinikën Infektive, ku po punohet me kapacitete të kufizuara.

Ai rrëfyer se vëllai i tij 38 vjeçar e ka të pamundur të marrë frymë pa aparatin e oksigjenit pas infektimit me koronavirus.