Historia e shërbimeve postare

0
159

Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme.

Në periudhën e hershme ato u realizuan në forma të ndryshme duke shfrytëzuar edhe relievin natyror dhe pozicionet gjeografike, duke përdorur sinjale me zë, me zjarre e forma të tjera.

Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, avancuan mënyrat e komunikimit, filluan të përdoren lajmëtarët që lëviznin me këmbë me ditë të tëra për dërgimin e lajmit, filluan sinjalet me brirë, daulle, sinjale ndriçuese, të cilat përbëjnë edhe fillimin e organizimit të shërbimit postar

Dita Botërore e Postës festohet çdo vit me 9 tetor. Kjo ditë përkon me përvjetorin e themelimit të Unionit Universal Postar (UPU) në vitin 1874 në kryeqytetin e Zvicrës, Bern.

Kjo ditë u shpall si ditë botërore e postës nga Kongresi I UPU-së i zhvilluar në Tokio, Japoni, në vitin 1969.

Qëllimi i Ditës Botërore të Postës është të krijojë ndërgjegjësimin e rolit të sektorit postar në jetën e përditshme të njerëzve dhe bizneseve,  dhe kontributin e saj në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendeve.

Festimi, inkurajon vendet anëtare të ndërmarrin aktivitete të programuara që synojnë krijimin e një vetëdije më të gjerë të rolit të Postës së tyre dhe aktivitete midis publikut dhe medias në shkallë kombëtare./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu