Hiqet taksa në “Rrugën e Kombit” për ata që shkojnë pë ndihmë

0
89

Shoqëria koncesionare e autostradës ka njoftuar se ka marrë vendim për heqjen e taksës për të gjithë ata që duan të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në çfarëdo forme.

“Ju informojme se shoqeria koncesionare e autostrades Milot – Morine (Rruga e Kombit), duke filluar qe nga dita e djeshme date 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagese te te gjithe makinave (individe, shoqata, institucione te Kosoves, Shqiperise, etj), te cilet jane solidarizuar apo qe kane sjelle ndihma per te prekurit nga termeti. Keto grup personash do te lejohen te kalojne pa pagese deri ne perfundim te situates emergjente” thuhet në njoftim.