Hasani: Gabimi është bërë kur dialogu filloi pa kushte

0
50

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani thotë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka vendimet jashtëzakonisht profesionale, por siç thotë ai, gabimi është bërë kur dialogu për Kosovën u rekomandua të ishte pa kushte.

“Dialogu, kur është marr vendimi i GjND-së për Kosovën, dialogu me rekomandim të Këshillit të OKB-së ëshë bërë pa kushte, kjo ka qenë gabim. Ata kanë qenë të bindur që shkojnë disa vite kështu, rregullohen gjërat dhe rregullohen punët në Kosovë. Kjo ka qenë gabim dhe naive. Sepse, dialogu është shndërruar në politik, me tendencë të dëmtimit serioz të territorit të Kosovës”, ka thënë Hasani në Oxygen Show.

Kur foli për fusnotën, tha se politikanët tonë u mashtruan vet, e pastaj e mashtruan popullin.

“Dinamikat ndërkombëtare gjithmonë e kanë përcaktuar fatin e popujve tw vegjël, apo edhe atyre të mesëm. Pas Bashkimit Sovjetik e përcaktuan edhe atë të Rusisë. Perëndimi e çliroi Kosovën në vitin ’99. Dhe çfarë bëri Serbia?, bleu kohë dhe hyri në dialog teknik”, thotë profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani.

“Turqia e Erdoganit të sotëm është filiala e Rusisë në Lindje të mesme”, ka thënë ai, teksa foli për marëdhëniet e shteteve të fuqishme. /OxygenPress