Haradinaj: Thaçit dhe të gjithëve duhet dhënë përkrahja jonë pa asnjë rezervë

0
44

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish-luftëtarët e UÇK-së ka kërkuar unitet të plotë nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

“Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë”, shkroi Haradinaj.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte faktor uniteti në vitet e krenarisë dhe sakrificës. Sot, të gjithë ne si popull, por edhe si liderë politikë, duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara”.

Haradinaj tha se duke besuar fuqishëm se do të vërtetohet pafajësia e tyre, Republika e Kosovës do të tejkalojë faqebardhë edhe këtë sfidë.