Haradinaj: SHBA kërkoi heqjen e taksës, por ne nuk e heqim

0
41

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar zyrtarisht heqjen e vendimit për taksën ndaj produkteve serbe.Por kreu i ekzekutivit thotë se vendimi për taksën nuk do të hiqet derisa të arrihet një marrëveshje për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se një kërkesë e tillë i ka ardhur përmes ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Qëndrimi i departamentit vjen të unë përmes ambasadorit. Ambasadori ka shpreh qëndrimin e qeverisë amerikane për kërkesën për pezullim të taksës në mënyrë që me i hap rrugë dialogut. Është kërkesë e tyre zytrare. Mirëpo ata duhet ta thonë vetë, se nuk kemi fortë të drejtë me i komentu qëndrimet e tyre. Po për hir të opinionit po”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve pas mbledhjes së Qeverisë.

Megjithatë kreu i Qeverisë thotë se taksa do të qëndrojë, derisa të ketë ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse që si rezultat do të kishte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ai dialogun e tri viteve të fundit në Bruksel e ka quajtur si cirk, dhe ka thënë se nuk ia vlenë që të hiqet taksa për vazhdimin e një dialogu të tillë.

“Është kërkesë e tyre zyrtare. Sot e kishim pezulluar, sikur ta kishim një kontratë të dakordume, e pezullojmë. Se nuk është vendos tarifa për me e pengu një marrëveshje. Por para se të kemi një marrëveshje për njohje, për me e vazhdu një cirk që u quajt  dialog si i këtyre dy tri viteve të fundit, nuk ka logjikë me u hek.Nëse shkruhet një marrëveshje gjithpërfshirëse, jau japi mundësinë e pezullojë, për aq ditë sa zgjat ajo mundësia me u nënshkru. Nuk është qëllimi që na me taksë me e blloku marrëveshjen për njohje”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Ai ka thënë se do të presin që të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi deri në vitin 2022, e nëse nuk do të ketë një marrëveshje për njohje, taksa do të qëndrojë.

“Serbia mendon me shkue deri me 22-tin me zhagtije të procesve, ne do ta mbajmë taksën deri me të 22-in. Nëse nuk ka marrëveshje, taksa rrin.BE-ja duhet me e ditë, që nëse nuk hyjm të dyja vendet në të njejtën ditë në BE, nuk është zgjidhë çështja e Ballkanit”, ka potencuar Haradinaj.