Hapet libraria më e madhe në Kosovë

0
299

Gjatë ditës së sotme do të hapet libraria më e madhe në Kosovë.

Libraria Altera, do të hap dyert nga ora 14:00, fare pranë Abi Çarshisë, shkruan OxygenPress.

“Në Altera mund të gjeni mbi 10 000 tituj të librave të të gjithë zhanreve si dhe zgjedhje të shumta të materialeve për zyre dhe biznese, pajisje për laboratorë, për shkenca natyrore dhe teknologjisë kompjuterike, instrumente, ngjyra materiale profesionale për art figurativ dhe dekor, si dhe shumë pajisje të tjera për nevojat shkollore të nxënësve”, thuhet në njoftim.

Altera u ofron vizitorëve u sigurohet një  hapësirë për lexim dhe relaks. /OxygenPress.info