Hadergjonaj tregon qëllimin që kishte në jetë dhe si nuk shpenzon në gjëra luksoze

0
71

Këngëtarja Alberie Hadergjonaj në emsionin Oxygen Show me Besim Dinën ka deklaruar se në ketë jetë duhet punuar shumë edhe pse merr pak.

Ajo thotë se gjithmonë kishte qëllim të jetë e pavaruar dhe të fitonte me punën e saj.

“Me u ba e zonja, nganjëherë njerëzit thojnë ajo ka shkallu, se pjesën e humorit e bëjë për ata që e kuptojnë, nuk e kupton gjithkush humorin e as nuk e bënë gjithkush. Te ne thojnë sinqeriteti është virtyt i budallait, por nuk është ashtu”, tha ajo.

Hadergjonaj thotë se ka takuar njërëz aq të realizuar në jetë, saqë i është dukur vetja aq e vogël.

“Unë punoj sa nganjëherë me infuzione, gjilpëra, jam në aeroplan shpesh, dhe ka raste të rralla, kur jam me ndonjë koncert që bëjë bileta biznes. Përndryshe unë udhëtoj gjithë ekonomi, shpesh kam prit më 24 në aeroport që mos me shpenzu shumë. Nuk harxhoj lluks, nuk e ndjej. Nuk dua me thanë ja çfarë kam bërë, se dukesh shumë e vogël. Unë jam e pasur në shpirt, kam dy fëmiëj si drita, kam një nënë që jetën na e kushtoi neve, kam miq”, thotë ajo.

Shpjegon se ka jetuar në një lloj diktature të moderuar, pra me rregulla e diciplinë.

“Vajzave u kam thënë që në jetë nuk vjen asgjë tu nejt. Duhet me dhanë shumë e me marr pak”, tha ajo./ OxygenPress.info