Gucati akuzon deputetët e LDK-së e LVV-së që nuk votuan projektligjin për vlerat e UÇK-së

0
43

Nga Hysni Gucati, kreu i OVL-së

Skandalet dhe paftyrësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë fund, këto dy subjekte sot treguan se nuk kanë asnjë dallim nga Lista Serbe për derisa nuk votuan projektligjin për vlerat e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk jeni asgjë me shumë vetëm se të mjerë dhe frikacakë, po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ju të mjerët nuk do të flisnit shqip, ju nuk jeni asgjë me shumë vetem se frikacakë që nuk jeni në gjendje të jeni në shërbim të vendit tuaj, herët ose vonë projektligji për vlerat e luftës do të miratohet por ju do të mbeteni gjithmonë frikacakë dhe te mjerë, jeni turpi i gjithë Kosovës!