Grusht shteti në Mianmar: Të paktën dy të vrarë, derisa policia shpërndan protestuesit

0
56

Të paktën dy persona janë vrarë gjatë protestave të reja në Mianmar kundër një grusht shteti ushtarak.

Policia ka përdorur municion për të shpërndarë protestuesit në Mandalay, kanë raportuar mediat lokale dhe stafi mjekësor.

Qindra persona ishin mbledhur në një tubim në një kantier detar në qytetin e dytë më të madh në Mianmar.

Disa persona janë lënduar nga të shtënat me armë dhe me plumba gome.

Në Mianmar tash e disa javë ka pasë protesta pas grusht shtetit që e rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.