Gazetari nga Shqipëria, Marin Mema, i cili ka punuar mbi 500 dokumentarë deri më tani, ka treguar gjatë emisionit Oxygen Show se tash e gjashtë vjet nuk lejohet të hyj në shtetin e Greqisë, ngase ai është shpallur rrezik kombëtar, shkruan OxygenPress.
“ Unë përveç që kam realizuar dokumentarë, por kam provuar në një formë të drejtpërdrejtë thuajse të gjitha komisariatet derisa u shpalla rrezik për sigurinë kombëtare në Greqinë dhe prej gjashtë vitesh nuk lejohem të kaloj zyrtarisht. Kjo është shpallja e famshme, një gazetar që ka armë të tijën penën, fjalën është shpallur rrezik për sigurinë kombëtarë, në një shtet të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Memo tha se frika e tyre është që lapsin e tij do ta kthej në kallashnikov. Ku ai ka përmendur, se Italia është një vend krejtësisht ndryshe. Ai ka treguar se është shumë i lirë në këto vende që të xhiroj me kamerat. /OxygenPress.info