GOLD AG ka mbi 90 duete, tekstin e shkruan për vetëm një orë

0
57

Këngëtari GOLD AG ka deklaruar se i duhen vetëm një orë për të bërë një tekst.

Ai thotë se i mjafton inspirimi dhe një bisedë me dikë, për të shkruar një tekst për një këngë.

Ka folur gjatë për duetet që ka, që janë rreth 90, vetëm me Shyhrete Behlulin ka 9 të tilla.

Ai tregoi se shoqërohet me komandantët e luftës, dhe përmendi Rexhep Selimin me të cilin edhe këndon shpesh.

Tekstet patriotike thotë se i ka si frymëzim nga fëmijëria, ngase babain e kishte mësues dhe patriot, edhe pse ai ka ndërruar jetë që shumë vite.

Madje thotë se edhe nga familja e nënë ka familje patriote e që kanë luftuar./Oxygenpress.info