Gjithçka që nuk keni ditur për Bullgarinë

0
850

Bullgaria është udhëkryq i madh ndërmjet Evropës, Azisë e Afrikës. Veriu dominohet nga ultërësirat e Danubit, ndërsa jugu ka vargmale e rrafshnalta. Bregu i Detit të Zi shtrihet në lindje dhe tërheq turistët gjatë tërë vitit. Plovdivi në jug ka qenë i banuar vazhdimisht që nga 3000, para erës sonë. Është qyteti më i vjetër në Evropë dhe vendbanimi i gjashtë më i vjetër në botë. Tetëdhjetë e pesë për qind e bullgarëve janë të krishterë ortodoksë dhe 13 për qind janë myslimanë; prej tyre 10 për qind kanë prejardhje turke dhe tre për qind janë romë.

Bullgaria  është themeluar  në shekullin e shtatë, para erës sonë. Perandoria e parë Bullgare ka zgjatur prej vitit 681 deri më 1018 dhe që atëherë, emri, gjuha dhe alfabeti bullgar nuk kanë ndryshuar asnjëherë. Bullgaria ishte nën sundimin osman pesë shekuj, pastaj është bërë principatë. Pas Luftës së Dytë Botërore është bërë shtet komunist dhe pjesë e bllokut të Lindjes. Më 1989-90, Partia Komuniste lejoi zgjedhjet shumëpartiake dhe mori kthesën për demokraci. Sot Bullgaria është republikë. Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë është Parlament njëdhomësh me 240 anëtarë që zgjedhjen çdo katër vjet.

Në Bullgari…

  • Ka një shpellë të gjatë 15 kilometra, e formuar nga gjashtë lumenj të nëndheshëm.
  • Në shenjë pohimi, duhet të lëvizni kokën nga njëra anë në tjetrën. Në shenjë mohimi lëvizni kokën nga lartë poshtë. E kundërta me gjestet në shumicën e vendeve, ndaj mund të jetë pak konfuze!
  • Peter Petrof pati zbuluar orën e parë dixhitale.
  • Bullgaria mban po të njëjtin emër prej 1,400 vjetësh.

Fakte rreth Bullgarisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2007
  • Sistemin politik e ka- Republikë
  • Ka 7,6 milionë banorë
  • Përdor levën si valutë
  • Sofja është kryeqytet
  • Bullgarishtja është gjuhë zyrtare
  • “Zdravei” është përshëndetje tipike

Bullgaria sot…

Sot, Bullgaria ka ekonomi të lirë tregu dhe industri të hekurit, bakrit, të nxjerrjes së qymyrit e bizmutit, elektronikës, kimikateve, makinerisë, çelikut dhe rafinimit të naftës. Ushqimi dhe verërat eksportohen, sikurse edhe produktet e lehta industrial si vaj trëndafili. Turizmi është gjithnjë e më shumë i rëndësishëm dhe gati 9 milionë njerëz e kanë vizituar vendin  vitin e kaluar për t’u kënaqur në sportin e skive, relaksim në plazhet dhe restorantet e Detit të Zi, për të parë sajtet arkeologjike dhe Festivalin  e Trëndafilave.

Thesaret e lashtë…

Ndërmjet shekullit të pestë dhe të tretë, para erës sonë, Bullgaria ishte pushtuar nga fiset trakase që më pas qenë mposhtur nga Aleksandri i Madh. Trakasit ndërtuan një qytet të quajtur Sevtopolis ishin gjetur gjatë ndërtimit të pendës Kazanlakut. Gërmadha të këtij qyteti ishin gjetur gjatë ndërtimit të pendës Koprinka, por më vonë janë përmbytur nga rezervarët e saj. Tashti po bëhen plane për ta mbrojtur rajonin me keson hidraulik që të mund të bëhen gërmimet si duhet. Trakasit patën ndërtuar edhe varrezën madhështore mbretërore afër Kazanlakut, që sot është vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Festa e lejlekut…

Në ditën e gjysheve në Mars, bullgarët i dhurojnë njëri-tjetrit xhufka peri kuq e bardhë të quajtur “maternica”, e që vihen për të ndjellë pasuri e shëndet. Në maj të çdo viti organizohet festë e madhe në afërsi të Belozemit, për të uruar mirëseardhje lejlekëve që kthehen nga viset e largëta. Ka shumë legjenda për këta zogj dhe një thënie e vjetër shkon kështu: “Lejleku fluturon e po fluturoj edhe unë”, që do të thotë se gjërat po shkojnë mirë. Foleja e lejlekut në oxhak thonë se e largon të keqen e mjerimin dhe kurrë nuk duhet ta dëmtosh.

Kë e njihni?

Elias Kaneti mori cmimin Nobel për letërsi, më 1981. Manuela Maleva është lojtare ndërkombëtare e tenisit.

Festivali i trëndafilave…

Vaji i trëndafilave nga luginat e Kazanlakut në Bullgari përdoret në parfume, kozmetikë, recel, liker dhe mbushje për cokollata. Duhen 3,000 kg. trëndafila  për të prodhuar 1 kg vaj të shtrenjtë dhe puna është shumë intensive e do shumë njerëz. Rreth 3,000 veta zgjohen para se të agojë dita për të mbledhur trëndafila dhe vjelja zgjat 20 deri 25 ditë. Vaji i trëndafilave nga Bullgaria përbën 80 për qind të prodhimit botëror.

A keni uri?

Jogurti duhet të ketë ardhur së pari nga Bullgaria. Vaktin mund ta nisni si në Kosovë, me një sallatë shop e tarator ( përzierje e shijshme e jogurtit me tranguj, arra e kopër) që është shumë i dashur. Gjyveci është përzierje e pasur me djathë të kripur, perime, vezë dhe mish, të pjekur në enë balte. Ëmbëlsirat kryesisht janë të njëjta si në Kosovë. Për Kërshëndella, njerëzit thyejnë arra për të parë se ç’fat do të kenë në vitin e ri. Në qoftë se arra është e mirë, do të jetë vit shumë i  mbarë, porn ë qoftë se ju qëllon arra e keqe, atëherë ta keni mendjen!

BE dhe punësimi dhe çështjet sociale

Strategjia e BE-së për të krijuar rritje dhe punësim të qëndrueshëm, e njohur si strategjia e Lisbonës, përqendrohet në mësim të përjetshëm, përkrahjen e hulumtimit dhe zhvillimit.

Strategjia po ashtu synon që të bëjë njerëzit të punojnë më gjatë pasi po rritet edhe jetëgjatësia, të përmirësojë përshtatjen e punëtorëve dhe ndërmarrjeve, ofrojë edukim e aftësim më cilësor dhe t’ua përshtatë sistemet e mbrojtjes sociale sfidave të këtij shekulli.

BE-ja investon në njerëz nëpërmjet Fondit Social Evropian për të arritur këto qëllime:

  • Ruajtjen e të drejtave të punëtorëve dhe mbrojtjen sociale: BE-ja mbron të drejtat e punëtorëve, duke siguruar rregullat minimale për kushte pune, tepricën e punëtorëve, punën me orar të përgjysmuar dhe të përkohshme, shëndetin dhe sigurinë në punë, pushimin e lindjes, pagë të barabartë për punë të barabartë dhe mbrojtje kundër ngacmimit seksual. Dialogu social ndërmjet përfaqësuesve të punëtorëve dhe punëdhënësit është shumë i rëndësishëm. Liderët e BE-së po ashtu janë pajtuar që pensionet dhe përkujdesja cilësore shëndetësore janë e drejtë themelore.
  • Mundësi të barabarta: Anekënd BE-së, legjislacioni i përbashkët e bën të jashtëligjshëm diskriminimin në baza gjinore, racore apo etnike, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, moshës, fesë apo besimit.
  • Liria e lëvizjes: Një nga arritjet më të mëdha të BE-së ishte që ka siguruar të drejtat e qytetarëve të saj të jetojnë e punojnë kudo në BE dhe të gëzojnë benifite të njëjta sociale, përfshirë edhe përkujdesjen shëndetësore. /Të nisemi për në Evropë/ OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu