“Gjëra që do doja t’i dija para se të bëja ndërhyrjen në hundë”

0
192

Vendimi për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale/estetike në hundë, nuk është diçka e lehtë.

“Për mua, edhe pse doja ta bëja hundën prej vitesh, prita deri sa të isha vërtet e bindur sepse nuk ua besoj shumë njerëzve fytyrën”, shprehet blogerja e famshme, Huda Kattan.

Ajo shton:

“Gjëja më e rëndësishme kur bëhet fjalë për ndërhyrje është që t’i bëni ato vetëm për veten tuaj dhe askënd tjetër. Nuk duhet të ndiheni në presion nga askush.”

Në bashkëpunim me Dr. Marc Mani dhe Dr. Khan, më poshtë gjeni 7 informacione të rëndësishme që duhet të dini, përpara se të vendosni për rinoplastikën.

1. Bëni kërkimet tuaja PARA se të rezervoni operacionin e hundës!

Dr. Khan shpjegon:

“Kur vendosni të bëni hundën, duhet të keni ide dhe pritshmëri të qarta me veten dhe me kirurgun, në lidhje me atë që dëshironi dhe rezultatin përfundimar.

Kjo është arsyeja pse duhet të kontrolloni gjithmonë fotot “para dhe pas” të mjekut ku mendoni të shkoni dhe të kërkoni informacion për kualifikimet dhe eksperiencën.

“Së fundmi, mos harroni se duhet t’i jepni kohë vetes, për rezultatin përfundimar të hundës, që nuk është ai që do shihni sapo të mbarojë ndërhyrja.

2. Ekzistojnë dy lloje të operacioneve të hundës

Ekzistojnë dy lloje të operacioneve: rinoplastika e mbyllur, ku nuk bëhen prerje të jashtme, dhe rinoplastika e hapur, e cila përfshin palosjen e lëkurës së hundës në gjysmë.

Dr. Mani shpjegon se si proceset e ndryshme ndikojnë në procesin e rikuperimit të hundës.

Rinoplastika e mbyllur

Shumica e pacientëve që kryejnë ndërhyrje me metodën e mbyllur mund të kthehen në punë pas një jave, por shërimi i plotë varet nga lloji i operacionit dhe teknika e kirurgut tuaj. Trajtimi shumë i butë i indeve dhe teknika e mbyllur me të vërtetë e ndihmojnë hundën të duket shumë më normale pas javës së parë. Do të ketë një ënjtje, e cila mund të rritet pak pas javës së dytë, por zakonisht nuk është aq e dukshme për shumicën e pacientëve.

“Ka mavijosje pas një jave, në rreth një të tretën e pacientëve të mi, por shumë nuk kanë asnjë mavijosje pas asaj jave dhe ato që mbeten zakonisht mund të mbulohen me makeup.

Në rinoplastikën e mbyllur, koha e shërimit zvogëlohet ndjeshëm pasi nuk ka prerje të jashtme për t’u shëruar. ”

Rinoplastika e hapur

Rinoplastika e hapur rrit ënjtjen dhe kohën e shërimit dhe si rezultat shërimi mund të zgjasë më gjatë. Rinoplastika e hapur është e nevojshme për disa raste (për shembull nëse vrimat e hundës duhet të riformësohen) dhe koha që hunda juaj të shërohet plotësisht mund të zgjasë deri në një vit.

Pra, edhe pse pas një jave mund të vazhdoni me aktivitetet tuaja të përditshme pa ndonjë shenjë të dukshme, në gjashtë muajt e parë të shumë rasteve të hapura të rinoplastikës, hunda do të fryhet dhe do ndryshojë nga dita në ditë.

3. Rezultatet e rinoplastikës kërkojnë kohë

Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë është se mund të duhet më shumë se një vit që hunda juaj të shërohet plotësisht. Po, e lexove mirë – një vit.

4. Rinoplastika jo kirurgjikale

Të bësh një operacion të shtrenjtë nuk është mënyra e vetme për të bërë ndryshime në hundën tuaj. Në varësi të asaj që dëshironi të ndryshoni, mbushësi (fillers) mund të përdoret për të fshehur një gungë duke u injektuar në majë të hundës dhe/ose urë. Sidoqoftë, mbushësi është i përkohshëm (gjashtë muaj).

5. Procedura ndryshon nga pacienti në pacient

Pritshmëritë për procedurën ndryshojnë nga pacienti në pacient dhe eksperienca nuk është gjithmonë njësoj. Sidoqoftë, ju mund të pyesni sa më shumë njerëz që e kanë kryer këtë ndërhyrje, për të krijuar një ide më të qartë.

Burimi: Anabel