Gjendje e jashtëzakonshme në Tokio

0
333

Kryeministri japonez Yoshihide Suga ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme mbi pandeminë Covid-19 për Tokion dhe rajonin përreth saj.

Njoftimi i tij vjen pasi guvernatorët e katër prefekturave, përfshirë Tokion, i kërkuan qeverisë qendrore të vendosë këtë masë për rajonet e tyre pasi panë rritje masive të infeksioneve të reja të koronavirusit.

Japonia njoftoi për 3 158 raste të reja dje, rreth gjysma e të cilave ishin nga katër prefekturat, Tokio, Kanagawa, Chiba dhe Saitama.

Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike shprehu shqetësime në lidhje me një rritje të numrit të pacientëve me simptoma të rënda./atsh