Gjendet e vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza a Akademikut Mehmet Kraja

0
338

Regjisorja e njohur kosovare, Arzana Kraja, është gjetur e vdekur në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Ajo është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Metron se ka gjetur trupin e një vajze të vdekur në lagjen “Kalabria” në kryeqytet dhe po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Regjisorja Kraja ishte një nga më të suksesshmet në Kosovë, ndërkaq filmi debutues i  saj ishte “Fusha e mëllenjave” ai që hapi dhe shënoi hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest, në natën solemne të datës 16 korrik në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.