Gjatë ditës në Prishtinë mësoni si të punësoheni dhe edukoheni në vendet e BE-së

Sot është 9 Maj, Dita e Evropës!

Europe House ju fton që të festojmë së bashku me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian!
Panairi i Ditës së Evropës fillon në orën 11.00h, në sheshin Adem Jashari, pranë Europe House!

Ejani që të merrni informacione lidhur me mundësitë e punësimit dhe edukimit në vendet e BE.

Do të ketë punëtori arti të udhëhequra nga dy artistet Drita Noka dhe Djellëza Gojani si dhe muzikë evropiane nga Yll Megi.