Gara për një vaksinë kundër Covid-19 po arrin në një fazë të rëndësishme

0
120

Gara për një vaksinë kundër Covid-19 po arrin në një fazë të rëndësishme, me dritën e një mundësie që një nga vaksinat pretendente kryesore të miratohet para Krishtlindjeve.

Në një intervistë me Guardian, Kate Bingham, e cila kryeson taskforcën e Mbretërisë së Bashkuar për vaksinat, tha se MB është në “një vend shumë të mirë”.

Pritet që brenda disa javësh, do të shfaqen rezultatet e para që do të tregojnë nëse një nga vaksinat funksionon në të vërtetë. Mund të jetë Universiteti i Oksfordit në partneritet me kompaninë e ilaçeve AstraZeneca. Mund të jetë Moderna në SH.B.A. Ose mund të jetë Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech.

‘Është e mundur’: Gara për të miratuar një

Vetëm Mbretëria e Bashkuar ka blerë gjashtë nga qindra vaksina në zhvillim. Ajo ka dy nga tre vaksinat eksperimentale të cilat po shkojnë drejt fazës finale – AstraZeneca dhe Pfizer. Kate Bingham tha se mendon që vaksina do të ketë dalë para Krishtlindjeve.

Vaksinat testohen në tri faza kryesore. Në provat përfundimtare, testohen rreth 50,000 njerëz. Gjysma e tyre marrin vaksinën eksperimentale, ndërsa të tjerët diçka tjetër. Askush prej tyre nuk është në dijeni se çfarë ka përdorur. Kodet për caktimin e vaksinave mbahen në skedarë sekretë kompjuterikë.

Provat e fazës së dytë të vaksinës që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca treguan se njerëzit mbi moshën 56 vjeç – dhe disa mbi 70 vjeç – prodhuan të njëjtën përgjigje të antitrupave si vullnetarët më të rinj. Të dhënat gjithashtu treguan se u raportuan më pak efekte anësore te të moshuarit, gjë që është inkurajuese.

Burimi: Guardian