Gani Koci ftohet nga Gjykata Speciale

0
97

Gani Koci, ish pjesëtarë i UÇK-së dhe ish deputet i PDK-së, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur më 18 mars.

Te nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë,

Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit.

Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare“, ka njoftuar Koci në Facebook.

Në vitin 1981 është burgosur dhe është dënuar me burgim prej 15 vitesh, si njëri prej organizatorëve të demonstratave të njohura të pranverës së vitit 1981, në Kosovë. Nga viti 1996 ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 2017, Koci është emëruar zëvendës ministër i Zhvillimit Ekonomik, funksion të cilin ai e kishte ushtruar edhe më herët në ministri të ndryshme.