Gabimet që po bëni me (mos) larjen e maskës!

0
95

Përkundër këshillave zyrtare se duhet të kemi një maskë të pastër për çdo herë që e vëmë, një sondazh i YouGov zbuloi se vetëm një e treta e njerëzve (32%) po e lajnë maskën e tyre pas çdo përdorimi dhe një në shtatë njerëz (në Britani), nuk e kanë larë asnjëherë maskën e tyre të ripërdorshme.

Maskat duhen larë rregullisht. Me një rregull strikt, ekspertët thonë se duhet larë pas çdo përdorimi, edhe nëse e vutë vetëm për 10 minuta në një dyqan.

Ndërkohë, professor Wlliam Ristenpart, inxhinieri kimik shprehet për The Guardian:

“Sigurisht, nuk mund ta lani maskën çdo 20 minuta, por nuk është normale as që ta lani çdo 5-6 ditë.”

Sipas Yves Van Laethem, një ekspert i sëmundjeve infektive i cili foli për Brussels Times, “maskat e fytyrës duhet të lahen në 60 gradë Celsius.”

Nëse nuk preferoni lavatriçen, Lathem sugjeron ta vendosni maskën e fytyrës në një tenxhere me ujë që zien.

Sido që ta lani maskën, duhet të prisni të thahet plotësisht, pasi lagështia mund të zvogëlojë efikasitetin e saj.

Sa më shumë e lini pa larë, aq më i madh është rreziku.

Për sa i përket llojeve të maskave, mjekët thonë se “më e mira” është N95, por të gjithë bien dakord në një pikë: “Një maskë, sido që të jetë, është më e mirë se të mos paturit asnjë maskë.”

Këshilla të tjera që duhet të keni parasysh:

– Maska duhet të jetë e përshtatshme për fytyrën. Një maskë e madhe, që ju bie nga fytyra, s’do kishte efekt.

– Mos e prekni shumë maskën, ndërsa e vini.

– Lani duart përpara se ta vendosni dhe sigurohuni të mbuloni gojën dhe hundën.

Burimi: Anabel