Fushë Kosova së shpejti me furnizim 24 orësh me ujë

0
310

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e qytetit të Fushë -Kosovës se gjatë ditës së djeshme, filloi ekzekutimi i punimeve në vendosjen e tubit i cili shumë shpejtë do t’i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.

Kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, zëvendëskryeshefi Kujtim Xhelili dhe shefi i njësisë operative të Fushë -Kosovës, Remzi Llumnica, vizituan për së afërmi punimet që po zhvillohen atje.

Kryeshefi Abdullahu tha se, ndjehet i gëzuar që më në fund edhe konsumatorët e Fushë Kosovës do të kenë ujë të pijshëm pa ndërprerë dhe nga ata pret që, në të ardhmen të bëjnë pagesa të rregullta për shërbimet e ofruara dhe shpenzim racional të ujit të pijshëm.

“Tubi është me diametër fi 630 mm dhe me një gjatësi prej 2.2. km,  ku uji fillestar do të merret nga fabrika e trajtimit të ujit në ,,Shkabaj,,.Punëkryesi i këtij projekti është kompania kosovare “Alfa i” të cilët përgjatë një muaji  kanë bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme teknike në rezervuarin e Shkabajve ndërsa sot, ka filluar me vendosjen e tubave”.

Kostoja financiare e këtij projekti ka vlerën 378 mijë euro.

Projekti pritet të përfundojë në fund të muajit prill 2019./Klan/OxygenPress.info