Fundjava me vranësira

0
31

Në vendin tonë sot po mban moti kryesisht me vranësira.

Prishtina Weather njofton se nesër gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje vranësirat shtohen.

Ndërsa të hënën dhe të martën, pritet të kemi mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

Por, të martën pasdite, dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit, do të shënojnë rritje të theksuar, edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të rriten nga -4C deri në +2C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 9C.

Do të fryejë erë e lehtë nga juglindja dhe jugu 1-3m/s.

Shtypja atmosferike, mbetet lartë mbi vlera normale./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here