Ftohen qytetarët të ecin në këmbë apo me bicikleta

0
78

Derisa, ndotja e ajrit vazhdon të jeta brenga më e madhe për vendin, Arineta Mula, alpiniste dhe një prej kampioneve të Fushatës për Mjedis, përmes një kampanje,  tregon më shumë mbi rëndësinë e ajrit për një jetë të shëndetshme, shkruan OxygenPress.

“Ajri i ndotur është shkaktari i drejtpërdrejt i shumë sëmundjeve, edhe ti je përgjegjës për ajrin që thithim. Bëhu pjesë e zgjidhjes e jo e ndotjes. Hulumto altternativa për të zvogëluar ndotjen. Ec në këmbë, lëviz me bicikletë. Mjedisi I gjelbër do të thotë mjedis I pastër. Jepi mundësi gjelbërëmit”, ka thënë Mula.

Në Prishtinë, tri ditët e para të dhjetorit ka pasur shifra të larta të tejkalimit të vlerave maksimale të lejuara për PM10, dhe si pasojë ajri ishte i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. /OxygenPress.info

 

https://web.facebook.com/EuropeanUnionInKosovo/videos/369980393820030/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu