Frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë mund të mbingarkohen me kimikate dhe pesticide

0
109

Frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë mund të mbingarkohen me kimikate dhe pesticide.Eshte jashtëzakonisht e rëndësishme heqja e tyre, pasi ato mund të kenë pasoja të rënda në shëndetin tonë.Pesticidet janë pothuajse gjithmonë herbicide, fungicide dhe insekticide, të cilat fermerët i aplikojnë në produkte për t’i bërë ato më fitimprurëse. Këto substanca dëmtojnë trupin tonë, pasi kancerogjenët dhe përçarësit endokrinë, të cilët ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve, shkaktojnë sterilitet dhe dëmtojnë sistemin nervor dhe trurin.

Si te eliminoni pesticidet nga pemët dhe perimet?

Mos harroni të lani mirë frutat, madje edhe vetëm me ujë: megjithëse nuk është 100% efektiv, mund të heqë mbetjet e pesticideve në sipërfaqe, duke eliminuar substancat toksike. Ndihmoni veten me një furçë dhëmbësh për të hequr edhe më shumë mbetje. Mos lani frutat dhe perimet para se t’i ruani, pasi ato mund të prishen më shpejt.

Produkte natyrale për të eleminuar pesticidet nga pemët dhe perimet:

Limon dhe uthull të bardhë: në një shishe spërkatëse vendosni lëngun e një limoni, dy lugë uthull të bardhë dhe mbushni me ujë. Shkundni dhe spërkatni solucionin në fruta dhe perime përpara se ta konsumoni.
Uthull molle dhe kripë: vendosni pak ujë në një enë dhe shtoni ½ filxhan uthull molle dhe 3 lugë kripë. Lerini frutat dhe perimet për rreth 20 minuta.
Soda e bukës: lani frutat dhe perimet me shumë ujë, pastaj hollojeni një lugë sodë buke në 1 litër ujë dhe lini frutat dhe perimet ne te për disa minuta.

Burimi:Rimedio naturale