Finlanda uron Kosovën për shndërrimin e FSK-së në ushtri

0
130
Members of the Kosovo Security Forces (KSF) stand guard during a ceremony in Pristina January 21, 2011. KSF today celebrated its second year of inauguration in an official ceremony where for the first time its members appeared armed. REUTERS/Hazir Reka (KOSOVO MILITARY - Tags: POLITICS MILITARY)

Finlanda ka treguar mbështetjen e saj për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Ambasada e këtij shteti në Kosovë, ka uruar për miratimin e sotëm të ligjeve që e transferojnë  Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ambasada e Finlandës e inkurajon Kosovën që të vazhdojë bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tjerë, si dhe kërkon të shtohen përpjekjet në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Dialogu dhe masat për ndërtimin e besimit janë jetike për stabilitetin rajonal”, thuhet mes tjerash në urimin e Ambasadës së Finlandës.