“Filma të animuar për fëmijë me përmbajtje erotike!”

0
317

Nga Laureta Berisha Kosumi

Saherë që vajzat tona shikojnë ndonjë përmbajtje në mjejtet teknologjike (në kohë mjaft të limituar), ne si prindër mundohemi të kontrollojmë atë përmbajtje dhe jemi bashkë me to, sepse jo përherë janë edukative apo argëtuese për fëmijët tanë.

Sot, teksa dy vajzat e mia shikonin një film të animuar me titrim shqip, paraqiten skena erotike dhe fjalë erotike në një televizion kinse për fëmijë në njërën nga platformat tona!

Fëmijët janë të qiltër, të dashur, të pastër nga çdo njollë, e kanë kohën kur rriten dhe i mësojnë të gjitha, ajo çfarë duhet kontribuar të gjithë ne për ta, është edukata e mirëfilltë dhe mirëqenia psiko-fizike e tyre, që të kenë fëmijëri sa më të shëndoshë e sa më të përmbushur me gjëra të bukura!

Andaj, ne si prindër ndihemi shumë të shqetësuar nga përmbajtjet e tilla të pakontrolluara, të pacenzuruara dhe përplot me gjëra irrituese!

Të ndërtosh shoqëri të shëndoshë, fillohet nga baza, nga fëmijët dhe familja si tërësi, t’i ruajmë dhe t’i mësojmë me gjëra të ndritura konform moshës që kanë dhe konform shpirtit të tyre të dëlirë!

*Fotografia e mëposhtme është marrë nga interneti dhe nuk është skenë nga filmi i animuar në fjalë ngaqë e njëjta është e turpshme të paraqitet.