Fillimi i javës me mot më të nxehtë dhe më shumë diell, të mërkurën rrebeshe shiu me bubullimë

0
92

Mot i nxehtë dhe me intervale më të gjata me diell parashihet të mbajë ditëve të para të javës. Orëve të pasdites me kushte për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
Ditën e mërkurë depërtimi i një turbullire nga Atlantiku sjell mot jostabil, me kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima, nëpër lokalitete me mundësi edhe për breshër. Temperaturat sërish pësojnë rënie të lehtë.
Nga dita e enjte pritet përmirësim i motit me intervale më të gjata me diell, e në fundjavë nga Afrika veriore depërtojnë rryma të nxehta ajrore që do të rrisin temperaturat maksimale edhe mbi 30C.

Indeksi i rrezeve UV do të rritet në vlera të larta dhe shumë të larta, kështuqë orëve të mesditës këshillohet t’i shmangemi qëndrimit të gjatë në diell.

17.08 – Më nxehtë, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes në vise të ulëta gjasa për mjegull/mjegullinë. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
18.08 – Nxehtë, pjesërisht vranët. Në vise të ulëta orëve të mëngjesit mjegull/mjegullinë. Pasdite priten mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
19.08 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
20.08 – Pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
21.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

Temperaturat e ajrit në fillim të javës shënojnë rritje, e nga mesi i javës në rënie. Prej së enjtes sërish në rritje. Minimalet do të lëvizin nga 14C deri në 16C, ndërsa maksimalet 25C deri në 30C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht shënon rritje, e nga dita e martë me tendencë të rënies. Prej së enjtes sërish në rritje.