Fiksimet e presidentëve

0
227

Donald Trumpi nuk është presidenti i parë që e ka telash ta ruajë ekuilibrin mendor. Shumë pararendës të tij mendohet të kenë pasur probleme shëndetësore mendore, duke vuajtur që prej ankthit social deri te çrregullimi bipolar, madje edhe psikopatia.

Në verën e vitit 1776, Lufta Revolucionare Amerikane po shkonte aq mbrapsht për kryengritësit saqë George Washingtoni kishte provuar të bënte vetëvrasje, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe kryengritësit e tij kishin ikur në panik në Gjirin e Kipit në Manhattan, me komandantin 44 vjeç që ishte sfiduar si asnjëherë më parë, shkruan biografi i tij, Ron Chernow. Washingtoni po mbante trupin pip në shalë kali derisa ushtarët britanikë po e rrethonin në fushat e misrit. Këshilltarët e presidentit të ardhshëm amerikan do ta rroknin përpara dhe do ta nxirrnin gjallë prej rrethimit.

Trumpi ringjall debatin për (pa)aftësinë e presidentëve

Njëri prej gjeneralëve të tij, Nathanel Greene, më vonë do të theksonte se burri nga Virxhinia ishte zemëruar aq shumë me sjelljen e ushtarëve të tij saqë kishte thënë se më mirë do ishte ta vrisnin se të shpëtonte i gjallë.

“Mendtë ia ka marrë era”

Theodore Roosevelt, teorizonte gazeta moderne “Abnormal Psychology”, “do të mbahej mend në histori si një prej shembujve më ilustrues psikologjikë të çrregullimit të proceseve të vetëdijes mendore”.

Përderisa Roosevelti kishte bërë fushatë më 1912 për kthim në Presidencë, historiani i njohur amerikan, Henry Adams, thoshte: “Mendtë ia ka marrë era – neuroza e tij mund të pësojë kolaps ose mani akute”…