Festivali më i madh i akullit në botë

Për gati një muaj në temperatura të acarta, specialistë nga Kina, Gjermania, Rusia, Koreja, SHBA-të, Argjentina, Norvegjia, Finlanda, Kanadaja dhe Kazakistani, kanë punuar duke krijuar këtë mrekulli për vizitorët.

Festivali Ndërkombëtar i Harbin Ice fillon me 5 janar  dhe  përfundon në fund të shkurtit dhe përmban mijëra skulptura akulli mahnitëse.

Rreth 10 milionë vizitorë, vendas edhe të huaj, mbërrijnë çdo vit për të parë festivalin e akullit.

Në një shënim të lënë diku në cepin e njërës prej ndërtesave, shkruhej se ky festival është shumë herë më i madh se ai në Saporo të Japonisë apo në Quebec të Kanadasë.

 

“Bota magjike e akullit” përbëhet nga veprat e mahnitshme siç janë kështjellat gjigante, monumentet historike dhe figurat e famshme, të ndriçuara natën në ngjyra të ndritshme verbuese.

Efektet e ndriçimit LED të kompjuterizuara kontrollohen për të animuar shfaqje mahnitëse të ngjyrave dhe të projektimit në skulpturat e mëdha të akullit. 18 milionë njerëz morën pjesë në festivalin e vitit të kaluar.

Festivali Ndërkombëtar i Akullit në Harbin, është më i madhi i llojit të vet në rang botëror.  Ky është viti i 30’ që nga nisja e tij për herë të parë në vitin 1985.

I vlerësuar si festivali më i madh dimëror në botë, aktiviteti vjetor në provincën verilindore të Heilongjiang zhvillohet që prej 1983-ës dhe tërheq qindra mijëra vizitorë çdo vit. /OxygenPress.info