Festat më të mëdha në botë

0
150

 Në botë bëhen organizime të shumta për festa të ndryshme. Por, disa prej tyre konsiderohen si festat më të mëdha në botë dhe me më së shumti veçanti.

Oktoberfest

Për 16 ditë, ju mund të shijoni birrën gjermane së bashku me 6 milionë njerëz që zakonisht mbajnë veshur rroba bavareze për Oktoberfest(Festën e Tetorit, ose Festën e Birrës) në Mynih të Gjermanisë.

Maratona në San Francisko

Mbi 100,000 njerëz mblidhen me kostume të çuditshme për të marrë pjesë në maratonën e vrapimit më të madh që ndodh në perimetrin e gjithë qytetit të San Françiskos, në Kaliforni, SHBA.

Hëna e plotë në Tajlandë

Festa më e çmendur e Hënës së plotë në Tajlandë ndodh në Koh Pha Ngan çdo natë përpara ose pas hënës së plotë. Pjesëmarrësit në festë mblidhen në plazh për të kërcyer, pirë dhe për të testuar aftësitë e lojës me zjarrin.

Festivali i baltës

Në korrik, miliona njerëz mblidhen në qytetin Boryeong, Kore e Jugut, për 10 ditë për të marrë pjesë në festivalin e baltës, një festë masive me të njëjtën temë.

Festivali Holi në Indi

Një festë për të celebruar pranverën, Holi është një festival dyditor që ndodh kudo në Indi dhe që festohet nga një turmë e madhe njerëzish që i hedhin njëri-tjetrit pluhur shumëngjyrësh. Moria e ngjyrave i kanë dhënë kësaj feste emrin “Festivali i ngjyrave”.

Festivali “Njeriu Përvëlues”

Çdo gusht, mbi 65 mijë artdashës dhe fansa të muzikës udhëtojnë në shkretëtirën “Guri i Zi” të Nevadës për të shijuar performanca muzikore, kostumet e çuditshme dhe shfaqjet e mëdha me zjarr në festivalin “Njeriu Përvëlues”.

La Tomatina

Lufta më e madhe me ushqim në botë, “La Tomatina”, tërheq rreth 30,000 njerëz në Bunol të Spanjës, të cilët festojnë dhe luajnë me domate duke goditur njëri-tjetrin çdo gusht.

Koçella

Bëni kamping me festues të tjerë dhe shijoni performancat më të mira nga artistët më të mirë që zgjasin nga mëngjesi në mesnatë në Koçella, një festival treditor i muzikës në Indio, Kaliforni.

Shpërfytyrimi

Te festivali “Shpërfytyrimi” në Kopenhagë të Danimarkës do të gjeni festa masive të rrugës gjatë ditës dhe klube të stërmbushura me njerëz që pëlqejnë të kënaqen gjatë natës. Të gjitha këto gjatë dy ditëve “tërbim” në gjirin e Kopenhagës.

Songkran

Ku ka më mirë se ta festoni Vitin e Ri në prill? Songkran, është festa e ndërrimit të viteve për Tailandën. Gjithashtu, është edhe luftimi më i madh me ujë. Mijëra njerëz hedhin ujë me kova, pistoleta uji dhe zorra.

Fosnot

Është festa më e madhe e Zvicrës, e cila e ka marrë emrin nga petulla tradicionale që shërbehet zakonisht në të njëjtën ditë. Të gjitha dritat në Bazel fiken që grupe parakaluesish që mbushin rrugët të veshur me kostume. Festimet vazhdojnë gjatë natës me pije dhe këngë.

Luledelja elektrike

Një festival muzikor treditor që ndodh në Las Vegas të Nevadës, Karnavalet e Luledeles elektrike bëjnë muzikë elektronike nga mbi 500 DJ më të njohur në botë.

Karnavalet e Rios

Rio De Zhanero në Brazil organizon karnavalet më të mëdha në botë me kostume të hatashme dhe kërcimtarë, një paradë masive dhe shumë festa në rrugë.

EXIT

Fillimisht një protestë studentore për demokraci në Novi Sad të Serbisë, EXIT konsiderohet tani si festivali më i mirë për adultët në Europë, pasi fitoi çmimin për festivalet në këtë kontinent.

Festivali i shkumës

Me shfaqje në më shumë se 50 qytete kudo në Amerikë, festivali i shkumës është një nga festat më të mëdha në botë me shkumë. Muzika elektronike është e kombinuar me akrobatë, performues zjarri dhe sigurisht shkumë.

Konkursi i kalasë

Çdo dy vjet, mijëra njerëz mblidhen për Konkursin e Kalasë në Tarragona të Spanjës për të formuar kalatë më të larta dhe më të forta me trupa njerëzorë. Disa nga kalatë e ngritura mund të arrijnë deri në dhjetë kate.

Portokajtë

Mijëra njerëz përleshen për fitore në shkurt në betejën 3-ditore të Portokajve, beteja më e madhe e ushqimit në Itali. E njëjta gjë ndodh edhe në Amsterdam gjatë Ditës së Mbretëreshës.

Festivali i xhazit në Montreal

Me rreth 3 milionë të ftuar dhe mijëra koncerte të shpërndara gjatë 11 ditëve, Festivali i xhazit në Montreal ka marrë emrin si më i madhi në botë dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.

Festivali i dëborës

Në Austri është një mbledhje njëjavore me ski dhe rrëshqitje në borë shoqëruar me muzikantët më të mirë në majën e malit.

Beteja e verës

Është një festë e përvitshme që ndodh në Spanjë ku pjesëmarrësit spërkasin njëri-tjetrin mbi 50,000 litra verë të kuqe.

Për festivalin e muzikës elektronike Tomorrowland në Belgjikë mblidhen 180,000 njerëz dhe rreth 100 DJ për të çuar në maksimum argëtimin./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu