Fëmijët festojnë dhe dhurojnë për bamirësi

0
79

Nesër në Pallatin e Rinisë në Prishtinë organizohet program i fundvitit nga Kopshti i Fëmijëve LET Center. Nëse shkoni për të parë nga afër programin, ju mund të bëni edhe diçka të mirë, për të ndihmuar të tjerët.

Aty do të bëhet shitja e kartolinave dhe biskotave dekorative të cilat janë punuar nga fëmijët e kopshtit. Fondet e mbledhura nga shitjet do të dedikohen për programet e organizatës humanitare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, i cili ka për mision uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjeve në Kosovë.

Gjithashtu, programi i fundvitit që mbahet nesër prej orës 11:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do te ketë recitale, këngë dhe vallëzim./OxygenPress.info