FDA autorizon përdorimin e testit antigjen për vet-testim për Covid-19

0
83

Agjencia e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë autorizim emergjent testit antigjen për vet-testim për Covid-19 të prodhuar nga kompania Abbott.

Testi iu mundëson personave të vet-testohen me ose pa simptoma dhe pa pasur nevojë të marrin përshkrimin e mjekut, shkruan Gazeta Shneta.

Testi mund të përdoret tek fëmijët mbi 2-vjeç dhe të rriturit mbi 15-vjeç. Mostra merret nga hunda dhe i gjithë materiali për testim vjen në pako.

Kompania Abbott ka deklaruar se do të nis prodhimin e 50 milionë testeve në muaj.