FB rrezikon një gjobë miliarda dollarëshe

epa06908851 (FILE) - The facebook logo inside the facebook Chalet on the sideline of the 47th annual meeting of the World Economic Forum (WEF) in Davos, Switzerland, 20 January 2017 (reissued 25 July 2018). Facebook has been given a license to setup an office in China even though the company's website has blocked within the country since 2009. EPA/GIAN EHRENZELLER

Rrjeti social Facebook dhe Komisioni Federal amerikan i Tregtisë po negociojnë një gjobë shumë miliardë dollarëshe për shkak të çështjes së shkeljes të privatësisë nga ky rrjet, njoftoi gazeta amerikane ”Uashington Post”.

Gazeta vlerëson se kjo mund të jetë gjoba më e madhe e imponuar ndonjëherë në një kompani teknologjike.

Duke cituar burime pranë Komisionit, gazeta thekson se të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje mbi shumën e gjobës, përcjell Atsh.

Dënimi është i lidhur me skandalin e Cambridge Analytica, që shpërtheu vitin e kaluar dhe që përfshiu profilet e 87 milionë përdoruesve të rrjetit social FB.