Është dita e lumenjve, mësoni gjithçka për lumenjtë e Kosovës

0
2855

Lumenjtë e Kosovës i takojnë tre pellgjeve: Adriatikut, lumenjtë e Dukagjinit, Detit të Zi dhe atij Egje, lumenjtë e pjesës Lindore të Kosovës.

Lumenjtë e Kosovës dallojnë në mes veti për nga regjimi, prurja, gjatësia, ku një pjesë e lumenjve dalin edhe jasht territorit me një pjesë të rrjedhjes së tyre.

Përkundër gjatësisë së përgjithshme, ne do ti rendisim lumenjtë në bazë të gjatësisë brenda tërritorit të Kosovës.

1 Drini i Bardhë është lumi më i gjatë i cili rrjedhë nëpër Kosovë me 112 km, kurse gjatësia e plotë është 122 km. Ai buron në Malin Rusolia në vendin Zhleb dhe me tu futur në Shqipëri bashkohet me Drinin e Zi.

Ky lum ka sipërfaqen më të madhe të pellgut brenda territorit të shtetit me 4,646 km² dhe prurje mesatare 30 m³/s. Drini mbledhë të gjithë lumenjtë e Dukagjinit dhe i çon në Detin Adriatik.

2 Sitnica është lumi që me tërë gjatësinë e tij rrjedhë nëpër fushën e Kosovës dhe ka një gjatësi 90 km. Ky lum formohet me bashkimin e Maticës me Sazlinë dhe lumin e Shtimës, ku nga aty quhet Sitnicë në 560 m lartësi.

Me rrjedhën e tij mbledh degët e majta dhe të djathta me një sipërfaqe pellgu prej 3129 km² dhe ka një prurje prej 9,5 m³/s. Në qytetin e Mitrovicës ai derdhet në lumin Ibër në lartësin 499 m.

3 Ibri ka një gjatësi prej 276 km dhe është lumi më i gjatë që prekë Kosovën.  Ai buron në malin Hajla në Mal të Zi dhe rrjedha pastaj kalon në Serbi. Ky lum vetëm me rrjedhën e tij të mesme 82 km futet në Kosovë në pjesën veriore të saj.

Ka rëndësi shumë të madhe pasi nga ndërtimi i Liqenit të Ujmanit në të është bërë e mundur ujitja e Fushës së Kosovës, si dhe nga ky liqe furnizohen një numër i madh i vendbanimeve me ujë.

4 Llapi rrjedhë në pjesën verilindore të Kosovës nëpër fushën me të njejtin emër dhe në disa kilometra në jug të Vushtrrisë bashkohet me Sitnicën. Ka një gjatësi 72 km dhe sipërfaqe pellgu 950 km². Rëndësia e tij është për ujitjen e fushës nëpër të cilën kalon.

5 Lumbardhi i Pejës buron në malin Mokna në 1900 m lartësi mbidetare dhe është degë e Drinit. Ai ka një gjatësi 62 km dhe ai mbledhë ujërat e rajonit të Rugovës me një sipërfaqe prej 505 km².

Lumi ka thelluar Kanionin e Rugovës që është ndër atraksionet më të mëdha turistike në Kosovë.

6 Klina ka një gjatësi të rrjedhjes prej 61 km dhe është degë e majtë e Drinit. Si rezultat i rrjedhës së shkurtë edhe sipërfaqja e pellgut të tij është e vogël prej 393 km².

Lumi buron në malin e thatë në jug të Liqenit të Ujmanit.

7 Lumi Bukurosh (Lepenci) është lumi kryesor që i dërgon ujërat në Vardar (Deti Egje). Buron në shpatet veriore të malit Sharr. Gjatësia e tij në tërritorin e Kosovës është 53 km kurse ajo e plotë është 75 km. Ka një sipërfaqe pellgu 607 km² (vetëm në Kosovë) dhe prurje 7,9 m³/s.

8 Lumbardhi i Deqanit ka një gjatësi prej 53 km dhe i takon degëve të djathta të Drinit. Buron në malin Bogiqeva pjesë e Alpeve dhe ka një sipërfqe pellgu 158 km².

9 Ereniku buron nga Liqeni i Vogël i Gjeravicës dhe ka gjatësi 51 km dhe sipërfqe të pellgut 516 km². Në jug të Gjakovës ai bashkohet me lumin Drin.

10 Drenica mori emrin në bazë të rajonit qëndror të Kosovës. Është degë e majtë e Sitnicës dhe ka një gjatësi 50 km si dhe sipërfqe të pellgut 447 km². Ky lum buron nga mali i Caralevës dhe në afërsi të Lipjanit përfundon rrjedha e tij në Sitnicë.

Lumnjetë tjerë të Kosovës janë: Morava e Binçës, Lumi i shtrembët, Nerodimja, Toplluha, Mirusha, Lumi i Istogut, Lumbardhi i Prizrenit, Batllava etj./Oxygenpress.info