Erdogani humbi Ankaranë dhe Stambollin

0
135
Janë numëruar 100 për qind të votave në Stamboll, dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka humbur zyrtarisht bastionin e tij.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Agency, janë numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve lokale në Stamboll.

Ekrem İmamoğlu i Partisë Republikane Popullore ka fituar 48,79 për qind, ndërsa kandidat nga AKP-ja e Erdoganit, Binali Yıldırım, ka fituar 48,51 për qind.

Kjo është hera e parë që Erdogan i ka humbur zgjedhjet në Stamboll, të cilin e ka udhëhequr edhe vetë gjatë mandatit 1994-1998.

Zgjedhjet kanë kaluar me probleme të mëdha. Agjencia e lajmeve DHA njofton edhe për një incident të rëndë në një vendvotim në Pötürge. Një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë dy të tjerë. Vrasësi më pas është arrestuar. Temel Karamollaoglu, kryetar i partisë së vogël Saadet, thotë se të vrarët kanë qenë vëzhgues të partisë së tij në vendvotim. Ata kanë protestuar për shkak të parregullësive në këtë vendvotim dhe i pasojë janë vrarë.

Rreth 57 milionë shtetas të Turqisë kanë votuar për kretarët e bashkive dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Zgjedhjet janë mbajtur në të gjitha 81 provincat njëkohësisht. Zyrtarisht thuhet se zgjedhjet i kanë siguruar rreth 550.000 forca të sigurisë.

Erdogani në qendër të fushatës

Zgjedhjet lokale janë një test shumë i rëndësishëm për gjendjen në Turqi dhe mbështetjen aktuale të partisë AKP të presidentit Erdogan. Presidenti është angazhuar vet gjatë fushatës pothuajse në të gjithë vendin. Ndërsa partitë opozitare e kanë quajtur Erdoganin armik të vendit. Erdogani i ka quajtur zgjedhjet të një “rëndësie kombëtare” me shpjegimin se Turqia kërcënohet nga armiqtë e jashtëm.

HDP kurde pohon se është dëmtuar

Partia prokurde HDP ka kritikuar qeverinë për dëmtimin e saj. Gjatë fushatës janë arrestuar 713 përfaqësues dhe anëtarë të HDP. 107 prej tyre ende janë nën masa arresti, kumtoi partia. Opozita pohon se partia në pushtet i ka shfryëzuar të gjitha kapacitetet shtetërore dhe mediat për fushatë. Vendi është polarizuar ndërsa opozitarët pohojnë se ata janë kriminalizuar dhe quajtur “terorristë”.