Epidemiologu Fauci njeriu i vitit nga ”People”

0
60

Epidemiologu Anthony Fauci në ballë të betejës kundër Covid-19 është një nga katër njerëzit e vitit, së bashku me George Clooney, Regina King dhe Selena Gomez, sipas të përjavshmes ”People” në faqen e saj online.

“Duke siguruar udhëzime të sigurta gjatë pandemisë, Fauci u bë mjeku që Amerikës i duhej në 2020. Edhe kur ai dhe familja e tij morën kërcënime me vdekje, Fauci vazhdoi të ishte në ballë”, theksoi ”People”.

”Fauci ka qetësuar gjatë këtyre kohërave të trazuara me përkushtimin e tij ndaj shërbimit publik, me mendime të shëndosha që ka shpëtuar jetë”, shkruhet në revistë./ATSH