Elon Musk dhe Tesla ndihmojnë botën me prodhimin e ventilatorëve, kontaktojnë me Medtronic’un

0
67

Pajisjet e ventlimit mekanik janë ndër më të kërkuarat në botë për momentin.

Ato bëjnë trajtimin e një përqindjeje të caktuar të pacientëve të infektuar me COVID-19, që gjerë tani parashihet të jetë rreth 10%.

Por, furnizimi me ventilatorë në këtë periudhë po del të jetë i vështirë për secilin shtet të botës. Andaj, në ndihmë tani kanë dalë edhe prodhuesi e automjeteve.

Tesla dhe drejtuesi i saj, Elon Musk, kanë premtuar ndihmën e tyre për prodhimin e ventilatorëve. Musk njoftoi se sot ka zhvilluar një bisedë me prodhuesin më të madh në botë të pajisjeve mjekësore, Medtronic, me të cilët diskutoi problemin e ventilatorëve.

“Sapo e pata një diskutim inxhinierik me Medtronicun për ‘state-of-the-art’ ventilatorët. Një ekip impresive!”, shkroi Musk në Twitter.

Këtë bisedë e konfirmuan edhe nga Medtronic, mirëpo nuk e bënë të qartë hapat e radhës që do të ndërmarrin dy gjigantët.