Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për mësimdhënësit parauniversitarë

0
103

Ministria e Financave ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh prej për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik.

Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21, njofton Klan Kosova.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit.