Ekspozita “Seria e Dobësisë”

0
150

Abdullah Al Osman u dëbua nga vendi i tij në vitin 2012. Pasi që u detyrua të largohej nga konflikti që po e shkatërronte vendin e tij, ai e gjeti inspirimin, duke e shfrytëzuar atë për punën e tij.

32 vjecari nga Siria mori vëmendjen e botës me ekspozitën e tij të titulluar “Seria e dobësisë”.

Në këtë ekspozitë ai kishte portretizuar liderët e vendeve me ndikim, në gjendjen e sirianëve.

Ai u shpreh se përdorimi i këtyre fytyrave të njohura ishte mënyra më e mirë që të ndikonte tek masa për pasqyrimin e gjendjes së mjerueshme nëpër të cilën aktualisht po kalon një popull.

Omar portretizon fytyrën e Obamës, Merkelit, Putinit dhe të shumë liderëve të tjerë në situata dëshpëruese, në ato situata të cilat njerëzit realisht po kalojnë.

Ai e shpreh frustrimin dhe zemërimin e tij si refugjatë ndaj këtyre situatave.

Donald Trump shihet në njërën nga punimet i dëshpëruar duke mbajtur në krah një vajzë të vogël, ndërsa në dorë mban një fotografi e cila tregon për familjarët e humbur, një pikturë e cila shpreh më së miri gjendjen nëpër të cilën refugjatët kalojnë.

Sipas Omar fotografia e cila mban në dorë Trump, është e frymëzuar nga familja e tij.

Ai ka tentuar që të zgjojë emocione dhe empati tek liderët, shprehet se nëse do i shihnin fytyrat e tyre në këto gjendje, ndoshta do të bëjnë diqka në këtë aspekt.

Orët që kam kaluar duke i pikturuar më kanë future thellë në mendime, sa lehtë mund të bëhet i pa mbrojtur dikush që në një moment është shumë i fuqishëm, ndërsa momentet e pafuqisë absolute I’u bashkangjitën superfuqive, madje edhe unë u ndjeva keq për ta. Universi pa gravitet, gjithçka që mund të mbajmë është dobësia jonë. Kjo erë e padukshme e bën gjoksin tonë të rëndë, megjithatë, në mënyrë misterioze na shtyn përsëri në këmbët tona. Gjurmët e lojrave të pushtetit, krateret e bombave dhe vrimat e plumbave në kujtimet tona kolektive. Cënueshmëria, dobësia është një dhuratë që duhet t’a ndajmë të gjithë “.- kishte thënë Abdalla Al Omari.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu