Efektet e pandemisë me COVID-19 shkojnë përtej virusit, thotë OBSH-ja

0
182

Efektet e pandemisë me Covid-19 në shëndetin botëror shtrihen përtej “vuajtjes së shkaktuar nga vetë virusi”, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një fjalimi para shteteve anëtare në Gjenevë.

Pandemia është duke prekur fusha të tilla si vaksinimet për fëmijë, ilaçe për sëmundje, shëndetin e refugjatëve dhe urinë botërore shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Tedros tha se ka qindra miliona fëmijë që janë në rrezik të mungesës së vaksinave rutinore për sëmundje të tilla si tuberkulozi dhe fruthi. Shumë vende gjithashtu kanë nivele të ulëta të barnave kundër HIV-it.

Refugjatët, të cilët tashmë përballen me një qasje të kufizuar në vendet strehuese, ujë dhe ushqim, tha ai, janë ndër më të prekurit e kësaj pandemie.

Ai gjithashtu tha se shumë njerëz tani janë të uritur, dhe se varfëria është bërë më e dukshme gjatë kohës së pandemisë, duke përmendur vlerësimet nga ‘World Food Programme’ se uria globale mund të rritet në më shumë se 270 milion njerëz.

Vendet po përballen me “një ekuilibër delikat midis mbrojtjes së njerëzve të tyre dhe mirëmbajtjes së shërbimeve thelbësore shëndetësore, ndërsa minimizojnë dëmet sociale dhe ekonomike dhe respektimin e të drejtave të njeriut,” tha Tedros.