Edith Durham : Shqiptarët nuk e denoncojnë kriminelin dhe kjo është pengesë për bërjen e shtetit

0
203

Shkrimtarja, artistja, etnografja, antropologia, dhe humanistja britanike Edith Durham ka bërë shumë për shqiptarët.

Edith Durham, në një letër dërguar Aubrey Herbertit shkruan për aktivitetin e saj dhe të disa anglezëve tjerë në lidhje me çështjen shqiptare në Londër gjatë vitit 1915. Durham bën me dije edhe për një problem me të cilin ballafaqohet grupi anglez që angazhohet për shqiptarët dhe shtetin e tyre.

Një djalosh shqiptar, i quajtur Mehmet Sharra, i cili kishte shkuar në Londër për shkollim, ishte angazhuar në punë të këqija. Në mes tjerash, Sharra ishte angazhuar si ‘pimp’ i një prostitute dhe i kërkonte haraç të vetmit shqiptar që dihej se jetonte në Londër, Toni Preshës, i cili kishte një restorant. Nën iniciativën e Durhamit kërkohet deportimi i Mehmet Sharrës, pasi ky po e dëmtonte reputacionin e shqiptarëve për të cilin angazhohej grupi.

Në lidhje me Mehmet Sharrën, kam menduar disa herë dhe mendoj që është më së miri që ju të kërkoni nga ‘Scotland Yard’ që ta thërrasin atë për të dëshmuar për mënyrën se si i ka kaluar nëntë muajt këtu.

E takova dje Phillipsin dhe Cunningtonin. Phillipsi ishte i mendimit se Presha duhet ta kryejë punën duke kërkuar mbrojtje nga Policia. Por, ndjehem e sigurt se Presha kurrë nuk do ta bëjë këtë pasi që shqiptarët e kanë të ngulitur ndjenjën e mbrojtjes të bashkatdhetarëve të tyre, gjë që u ka mbetur nga sundimi turk e që është aq e thellë sa që kjo është një nga pengesat kryesore të themelimit të Qeverisë në Shqipëri. Askush prej tyre nuk dëshiron ta denoncojë kriminelin. Po ashtu, i kam thëne Preshës se do të mundohem që ta mbaj fshehur emrin e tij. Prandaj, të lutem mos ia përmend këtë çështje atij. Por, nëse çuni nuk deportohet, ne të gjithë do të kemi probleme me të.

Të lutem, më njofto për veprimet e ‘Scotland Yard-it’