Edhe sa herë po doni me na vra? Drejtësi pë gratë! Sot protestë në orën 12:00 në Prishtinë!

0
105

Jetët e grave në Kosovë po rrezikohen çdo ditë nga një kulturë e dhunës së prodhuar nga mendësia patriarkale në shoqërinë tonë e të mirëmbajtur nga institucionet tona.

Institucionet e Kosovës dështojnë të reagojnë me kohë për t’u pergjigjur grave kur ato kërkojnë mbrojtje. Institucionet tona promovojnë një kulturë dhune duke fajësuar viktimat e duke mos dënuar kriminelët. Jemi lodhur duke pritur në ankth kur do të degjojmë për gratë e radhës që vriten e për ato që vazhdojnë të dhunohen.

Prandaj, të frustruar me gjendjen e krijuar, ne lusim të gjithë njerëzit që besojnë në kërkesën tonë për drejtësi për gratë, të na bashkangjiten në protestën që do të mbahet të mërkurën prej orës 12:00.

Me qëllim që të mos rrezikojmë përhapjen e COVID-19, protesta do të mbahet me bicikleta, duke u siguruar që të vendosen maskat dhe mbahet distanca e duhur. Përkundër mundësisë të limituar për protesta, në këtë kohë më shumë se çdo gjë po rrezikohen jetët e grave, prandaj për ne është e rëndësishme që të ketë drejtësi dhe siguri për gratë. Jeta e çdo gruaje vlen, dhe ne nuk mund të heshtim kundrejtë padrejtësive ndaj grave vetëm sepse ato janë gra. Ne thërrasim në përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës për të siguruar DREJTËSI PËR GRATË.

Protesta do të filloj në ora 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojmë në rrugët kryesore të Prishtinës. Kushdo që nuk posedon bicikletë, mund të na kontaktoj dhe do t’ia tregojmë hapat dhe mundësitë e sigurimit të bicikletës.